20:27, 16 Prill 2018

Presidenti, Hashim Thaçi, është nikoqiri i parë i Kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borissov, në vizitën zyrtare që e nisi të hënën në Kosovë.

Mysafiri nga Sofja, fillimisht u dekorua me medalje presidenciale, e më pas të dy liderët zhvilluan bisedime prapa dyerve të mbyllura.

E në Konferencë për media, Borissov sqaroi njëherë e mirë se Kosova do jetë pjesëmarrëse e barabartë me shtetet tjera  në Samitin e Sofjes, që mbahet në mesin e muajit maj pavarësisht kundërshtimeve nga Serbia dhe disa shtete.

Nga ana e tij Kryetari i Kosovës, duke e quajtur Bullgarinë si vend mik i madh i kosovarëve, thotë se tashmë është koha që BE të heqë vizat. Kjo, me arsyetimin se Prishtina zyrtare i përmbushi kushtet e saj.

Kronikë nga Besnik Tahiri.