Borissov: S’ka BE për Kosovën e Serbinë pa i zgjidhur problemet mes vete NULL NULL 16.04.2018 12:21 16.04.2018 12:21 Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka deklaruar në konferencë për media, bashkë me presidentin, Hashim Thaçi, se Bashkimi Europian s’mund të ketë në mesin e vet anëtarë që kanë probleme njëri me tjetrin. Për këtë arsye, as Kosova e as Serbia s’mund të bëhen pjesë e BE-së pa i zgjidhur problemet mes vete, njofton Klan Kosova. Kryeministri bullgar nuk e ka thënë qartazi as nëse këtë vit do të hiqen vizat e udhëtimit për kosovarët. Kurse presidenti Thaçi ka potencuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ai ka deklaruar se do ta përfaqësojë Kosovën si shtet në samitin e Sofjes në Bullgari që mbahet në mes të muajit maj. Dy politikanët kanë deklaruar se Kosova e Bullgaria kanë raporte të shkëlqyera bilaterale. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 1 minutë më parë
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë