Bora në Slloveni lë shumë familje pa energji elektrike NULL NULL 28.04.2016 16:28 28.04.2016 16:28 Bora e madhe ka lënë rreth 10.000 familje në zonën e qyteteve të Lubjanës, Dornava, Maribor në Slloveni pa energji elektrike. Bora shkaktoi probleme edhe në komunikacion, me ç’rast janë regjistruar një numër i madh i aksidenteve rrugore, ndërsa ka rrezik nga rrëshqitje të borës. Meteorologët paralajmërojnë kushte më të mira të motit, por edhe mbajtje të temperaturave të ulëta. Pjesa më e madhe e shtetit është nën shtresë të borës prej rreth 25 centimetra, ndërsa në pjesët malore ka 40 centimetra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.