15:00, 13 Shtator 2017

Shefi Ekzekutiv i Milan, Marco Fassone, ka zbuluar që klubi kishte arritur marrëveshe me Juventusin për Leonardo Bonuccin “për 30 minuta”.

Kuq e zinjt nënshkruan me mbrojtësin italian për 40 milionë euro, duke u llogaritur si një nga befasitë më të mëdha të këtij afati kalimtar veror.

“Kur Montella dhe Mirabelli më thanë që ne mund ta kishim transferuar, nuk doja ta besoja”, tha Fassone për Il Corriere dello Sport, transmeton Klan Kosova.

“Ne shkuam drejt te caku ynë dhe arritëm marrëveshje me Juventusin në 30 minuta. Leonardo është lider por po ashtu lojtar i gatshëm që të përshtatet lehtë”, shtoi Fassone.

Interesante