“Po, kam menduar me veten ‘Faleminderit Zotit që nuk jam aty kur u akordua penalltia’. Kam menduar kështu sepse nuk do të mund t’i mbaja nën kontroll instinktet e mia”.

10:03, 17 Prill 2018

Leonardo Bonucci ka thënë se do ta humbte kontrollin nëse do të ishte lojtar i Juventus, kur u akordua penalltia në përballjen me Real Madrid.

Të Bardhët fituan një penallti pas ndërhyrjes së Mehdi Benatia në Lucas Vasquez, të cilën në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo, për të siguruar gjysmëfinalen.

Dhe mbrojtësi i Milan, që dikur vishte fanellën e Zonjës së Vjetër, e ka pranuar se nuk do të mund të kontrollonte veten, njëlloj siç bëri Gianlugi Buffon, që u ndëshkua me karton të kuq.

“Po, kam menduar me veten ‘Faleminderit Zotit që nuk jam aty kur u akordua penalltia’. Kam menduar kështu sepse nuk do të mund t’i mbaja nën kontroll instinktet e mia”.

“Gigi është portieri më i mirë në histori të futbollit”, shtoi ai.

Interesante