Bono i U2 mund të mos bëjë muzikë më NULL NULL 04.09.2015 16:00 04.09.2015 16:00 Në nëntorin e kaluar 55 vjeçari kishte rënë nga biçikleta e tij në Parkun Qendror të New York-ut. Bono e kishte lënduar krahun si dhe kishte pësuar 6 fraktura në fytyrën e tij, në shpatull dhe në dorën e majtë, shkruan gazeta angleze Express, përcjellë Klan Kosova. Pas 11 muajsh, këngëtari ka treguar se dy nga gishtat e tij janë të palëvizshëm duke e lënë kështu mundësinë që ai të mos mund të luajë kurrë më në kitarë. Legjenda e rokut ka thënë për revistën amerikane “Q” se është në gjendje të vështirë. “Nuk e kam dorën mirë. Kam shumë turp të flas për këtë punë”. Bono – i cili është baba i katër fëmijëve me bashkëshorten e tij Ali Hewson – ka thënë se tash e tutje do të kujdeset më mirë për veten e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.