Bombë në makinën e ish-kryeministrit grek, kjo është gjendja e tij NULL NULL 25.05.2017 19:30 25.05.2017 19:30 Ish-Kryeministri grek, Lucas Papademos është plagosur rëndë nga një shpërthim brenda makinës së tij, në Athinë. Sipas disa informacioneve, thuhet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një pako-bombë. Papademos, 69-vjeçar u emërua kryeministër në nëntor të vitit 2011 mes trazirave politike dhe ekonomike. Ai shërbeu në atë post deri në maj të vitit 2012. Papademos ka shërbyer gjithashtu si nënkryetar i Bankës Qendrore Evropiane. Kryeministri aktual Alexis Tsipras, i cili po merr pjesë në një samit të NATO-s në Bruksel, është i informuar për incidentin, tha agjensia greke e lajmeve ANA. Papademos dhe shoferi i tij, i cili nuk është emëruar, thuhet se u dërguan në Spitalin Evangelismos, dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 25 minuta më parë