Bolt: Desha të vrapoj më shpejt NULL NULL 15.08.2016 04:19 15.08.2016 04:19 Usain Bolt ka dhënë një deklaratë pas fitores në 100 metra në Lojërat Olimpike në Rio – fitorja e tretë në tri Olimpiadat e fundit, njeriu i vetëm në histori të atletikës që ka arritur të bëjë diçka të tillë, njofton Klan Kosova. “Jam vërtetë i lumtur, por mendoj se do vrapoja më shpejt”, ka thënë Bolt për BBC. “Por, jam shumë i lumtur që fitova dhe kjo ka rëndësi” “Pas gjysmëfinales jam ndjerë jashtëzakonisht mirë. Doja të vrapoja më shpejt por koha nuk ishte si zakonisht. Ne normalisht kemi dy orë pushim pas gjysmëfinales deri në finale, por sot kishim vetëm një orë e 20 minuta. Ishte sfiduese. Por, kjo është për çfarë ushtrojmë në. Ju kam thënë, se do të fitoj. Rrini gati janë edhe dy gara të tjerë që duhet t’i fitoj”, ka thënë Bolt. Bold është befasuar edhe me fishkëllimat që iu bënë amerikanit Justin Gatlin, fitues i medaljes së argjendtë. “Isha i befasuar, është hera e parë që vijë në stadium dhe tifozët e fishkëllejnë dikë, isha i shokuar”. Fitoret e Bolt në 100 metra: 2008 Lojërat Olimpike, Pekin – 9.69 – rekord botëror 2009 Kampionati Botëror , Berlin – 9.58 – rekord botëror 2012 Lojërat Olimpike, Londër – 9.63 – Rekord Olimpike 2013 Kampionati Botëror, Moskë – 9.77 2015 Kampionati Botëror, Pekin – 9.79 2016 Lojërat Olimpike, Rio – 9.81 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri i bën thirrje deputetëve ta votojnë Komisionin Hetimor për kontratat njëburimore 31 sekonda më parë
Kosova Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën "Dr. Ibrahim Rugova" (FOTO) 3 minuta më parë
Kosova AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës 6 minuta më parë