23:14, 12 Gusht 2017

Legjenda e atletikës, Usain Bolt, nuk ka arritur ta përmbyllë karrierën e tij madhështore si kampion, pasi që të shtunën mbrëma humbi në garën 400 metra me stafeta në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër.

Bolt ishte i katërti në radhë për të vrapuar drejt finishit, por zhgënjeu adhuruesit xhamajkanë dhe të tij në vrapim e sipër, pasi që e tërhoqi muskulin, dhe filloi të çalojë duke mbetur krejtësisht prapa atletëve të tjerë.

Përndryshe, kombëtarja e Britanisë së Madhe befasoi këtë natë dhe mori vëmendjen nga Bolt, pasi që arriti ta fitojë medaljen e artë me një kohë prej 37.47 sekondash.

Interesante