8:10, 11 Gusht 2018

“Boll Ma” është motoja nën të cilën do të protestohet në Prishtinë, kundër dhunës  ndaj personave më të pambrojtur të shoqërisë, ndaj grave, fëmijëve, pleqve, të varfërve dhe minoriteteve, njofton Klan Kosova.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, me fillim në orën 12:00.

Përmes protestës kërkohet edhe shkarkimi i komandantit të policisë dhe policëve përgjegjës në Gjakovë pas vrasjes së dyfishtë atje dhe akuzave për mosreagim të policisë.

Në rrjetin social Facebook thirrja për protestë është publikuar nga organizata jo qeveritare “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi” – INJEKT.

klankosova.tv