9:27, 7 Janar 2019

Filmi që i dedikohet rok bendit të njohur britanik Queen, ”Bohemian Rhapsody”, ishte fituesi i papritur i dy çmimeve të mëdha në edicionin e së dielës së Golden Globe Awards.

Biografia e Freddie Mercury mori në shtëpi trofeun për filmin më të mirë dramë si dhe për aktorin më të mirë, yllin Rami Malek i cili luajti rolin e personazhit kryesor, frontmenin, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht se u informua dhe u nominua për pesë çmime, ”A Star Is Born”, mori në shtëpi vetëm një çmim – këngën më të mirë origjinale për Shallow.

”Green Book” po ashtu ishte fituesi tjetër i këtij evenimenti, duke mbledhur tri çmime.

Ai fitoi filmin më të mirë muzikor ose komedi, skenarin më të mirë dhe aktorin më të mirë mbështetës për Mahershala Ali, njofton Klan Kosova.

”Bohemian Rhapsody” është një film biografik i vitit 2018 qw i dedikohet  grupit britanik rok, Queen. Ai ndjek jetën e këngëtarit Freddie Mercury nga bashkimi me bendin në vitin 1970, njofton Klan Kosova.