Bogut fatkeq në debutim NULL NULL 07.03.2017 17:11 07.03.2017 17:11 58 sekonda në debutimin e tij për Cleveland Cavaliers, basketbollisti australian Andrew Bogut ka lënduar këmbën e tij. Periudha e rikuperimit mund të zgjasë me muaj, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova. Cavs po e shqyrtojnë mundësinë që ta gjejnë një qendër që do e zëvendësonte Bogutin gjatë pjesës së mbetur të stinorit. Ironikisht, Bogut vitin e kaluar kur luante per Golden State Warriors ishte lënduar kundër Cavs dhe besohet se pikërisht mungesa e tij kishte luajtur rol në ngadhënjimin e Cavaliers në garën për titull. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.