bau
9:00, 1 Mars 2017

Bogut sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet rivalëve të ish-skuadrës së tij

Qendra australiane e basketbollit Andrew Bogut duket se do t’i bashkohet LeBron James-it në Cleveland që nga e mërkura mbrëma.

Agjenti i tij, David Bauman, e konfirmoi vendimin e klientit të tij duke thënë që Bogut do të udhëtojë në Cleveland këtë javë në mënyrë që të përgatitet për një debutim eventual në javën e ardhshme, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.

“Ishte një proces metodik. Ai dëshiroi të flasë me të gjitha skuadrat dhe të sigurohej që e ka kuptuar rolin e tij në secilën situatë”, tha Buman për ESPN-it.

Bauman gjithashtu tha se Bogut i kishte telefonuar atij dhe i kishte thënë se Cleveland duket zgjidhja e duhur për të.

Interesante