Bobby Brown kujton vajzën me fotografi prekëse (FOTO) NULL NULL 17.09.2016 23:10 17.09.2016 23:10 Engjëlli i saj mbrojtës! Bobby Brown ka postuar një fotografi prekëse të Bobbi Kristina në llogarinë e tij në Instagram, vetëm disa orë pasi Nick Gordon u gjet ligjërisht përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij të ndjerë. “Babi është gjithmonë prapa teje”, ka shkruar 47 vjeçari në një kolazh babë-bijë. Të premten, ish i dashuri i Bobbi Kristina Gordon, u gjet ligjërisht përgjegjës në vdekjen e saj, pasi ai nuk u paraqit të premten në gjykatë për një seancë e cila ishte planifikuar të ndodhte në ora 09:00 në Gjykatën e Lartë Fulton Countly Atlanta, për të dëgjuar mocionet që kishin të bëjnë me padinë e vdekjes së Kristina në gushtin e kaluar, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova. Bobby i cili ka folur përpara në lidhje me zbulimin e të vërtetës për vdekjen e vajzës, ka thënë për Us Weekly në një deklaratë se ai është “i kënaqur me rezultatin e procedurave gjyqësore”. Siç është raportuar më parë, Bobbi Kristina u gjet pa ndjenja në një vaskë në shtëpinë e saj në Gjeorgji në janar të vitit 2015. Ajo vdiq gjashtë muaj më vonë, pasi ra në koma të detyruar mjekësore. Ajo ishte 22 vjeçare. View this post on Instagram #Babygirl #daddyalwaysgotyourback💪🏾 #justiceforbobbikristina A post shared by 👑 ᏴᎾᏴᏴY ᏴᎡᎾᏔN (@kingbobbybrown) on Sep 16, 2016 at 10:18pm PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.