19:44, 7 Gusht 2018

Marka e veturave, BMW, ka kthyer prapa rreth 324 mijë automjete dizel në Evropë.

Arsye për këtë është rregullimi i një gabimi teknik i cili ka shkaktuar zjarr në 27 motorë të prodhuara nga kjo kompani në Korenë e Jugut, Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell Klan Kosova.

Një modul i riciklueshëm i gazit të shkarkuar në makinat me naftë të BMW shkaktoi këto 27 zjarre në Korenë e Jugut këtë vit, duke bërë që kompania të kthejë mbrapa 106,000 automjete në tërësi nga atje.

Kjo markë tani po shton rikthimin e këtyre veturave edhe në Europë, me 96,300 automjete të prekura nga ky problem në Gjermani, për të zëvendësuar modulin i cili është konfirmuar si shkaktar i këtyre zjarreve në motor.

Zyrtarët e BMW-së nuk kanë dhënë ndonjë  koment në lidhje me këtë.