15:04, 21 Prill 2017

Kreu i partisë LIBRA Ben Blushi, ka shkruar lidhur me deklaratën që ka bërë kreu i PD në Shqipëri, Lulzim Basha i cili është shprehur se Presidenti duhet të zgjidhte nga populli.

Ky propozim i bërë nga Basha ka qenë propozuar më parë nga vetë Blushi. Me anë të një statusi në ‘Facebook”, Blushi i bën thirrje Bashës ti japë firmat për të zgjedhur president nga populli.

Statusi i plotë

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!

 

 

Interesante