12:26, 3 Nëntor 2017

WhatsApp është bllokuar në tërë botën, kështu duke nevrikosur miliona përdorues të cilët nuk e kishin të mundur të dërgojnë apo pranojnë mesazhe përmes këtij aplikacioni.

Përdoruesit janë ankuar për këtë problem përmes rrjeteve të ndryshme sociale.

Nga kjo kompani kanë treguar që aplikacioni nuk ishte në funksion  dhe se kanë punuar në rregullimin e tij.

Pas pothuajse një orë WhatsApp është vënë në funksion.

Megjithatë disa përdorues kanë treguar për probleme të tjera që lidhen me ndërrimin e fotografisë së profilit apo ndërrimin e mundësive të privatësisë.

Interesante