Blindohet ambasada e SHBA-s në Tiranë NULL NULL 22.02.2018 14:07 22.02.2018 14:07 Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë. Këtë të enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të Policisë së Shtetit. Burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë ne gatishmëri. Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit. Ata po monitorojnë nga afër jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selite e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen ne kryeqytet./Vizion+ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Në bisedën Kusari-Lila – Radoiçiq çfarë kërkonte tema e veteranëve? (VIDEO) 5 minuta më parë