17:56, 9 Tetor 2017

Bleta ka nisur xhirimet për klipin e ri!

Këngëtarja së shpejti do ta publikoj projektin e saj më të ri që mbanë titullin “Luje”, këngë kjo që është punuar në studion e DIEZ Production e udhëhequr nga Bini Nebihu, njofton Klan Kosova.

Lajmi u bë i ditur edhe nga vetë Bini i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i saj, duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

Videoklipi po realizohet nga Imagine.

Kujtojmë projektin e fundit të Bletës në bashkëpunim me Mc Kreshën “Ikim” i cili tashmë ka arritur edhe miliona klikime në youtube dhe u radhit si një hit gjatë verës.

New song coming 🎥 BLETA – #Luje @diez_music @bletabrovina @imaginefilms

A post shared by Shkumbin Nebihu | Bini (@bini_diez) on

Interesante