Blerim Latifi flet për figurën e Skënderbeut NULL NULL 17.01.2018 21:50 17.01.2018 21:50 Filozofi Blerim Latifi përderisa ka komentuar përkujtimin e figurës historike të shqiptarëve, Skënderbeut, ka vlerësuar që do të ishte më mirë që kjo figurë të përkujtohet në një dimension më të civilizuar se sa me ngjyra të naconal-romantizmit. Figura e Skënderbeut, sipas Latifit, perceptohet në disa mënyra. Përderisa mitin për Skënderbeun e ka krijuar Evropa, kur ndihej e rrezikuar nga Perandoria Osmane, si figurë të rezistencës, rilindasit shqiptarë e rizbulojnë duke u përpjekur të dalin nga sundimi osman. “Skënderbeu si figurë historike që ka ekzistuar realisht, është objekt i studimit te historianëve”. “Është edhe Skënderbeu simbolik, si simbol i përdorë nga perspektiva të ndryshme nga regjime të ndryshme, në epoka të ndryshme. Këtu i shoh disa lloje të perceptimit për Skënderbeun” u shpreh Latifi në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës. Latifi pohoi që figura e Skënderbeut është një nga simbolet e rëndësishme të identitetit kombëtar shqiptar. Ai vlerësoi që situata aktuale në Kosovë ndikon në përfytyrimin e figurave historike të së kaluarës se afërt, siç është lufta e UÇK-së, qe sipas tij ishte ndikuar nga figura e Skënderbeut. “Konsideroj që lufta e UÇK-së është forma e fundit që është frymëzuar nga përfytyrimi i Skënderbeut, nga modeli i rezistencës së Skënderbeut” tha Blerim Latifi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 44 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë