Blerim Gjoci për Eric Roberts: Një gjigant po luan për ”The Fusion” NULL NULL 13.12.2018 14:51 13.12.2018 14:51 Në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur xhirimet e filmit ”The Fusion”,me regji dhe skenar të kosovarit Blerim Gjoci ku luan aktori me famë botërore, Eric Roberts, që është edhe vëllau i aktores, Julia Roberts. Aktori Blerim Gjoci ka folur për herë të parë rreth projektit të tij për klankosova.tv me ç`rast ka treguar edhe historinë e “The Fusion”. ”Filmi është fantastiko- shkencor dhe ka të bëjë me sekretin gjentik që heroi ynë – Eric Roberts zbërthen në vete dhe arrin të tërheqë vëmendjen e një energjie koshiente përtej universit tonë, e cila e viziton dhe e ndihmon për të zbërthyer kodin gjenetik dhe për të arritur tërë potencialin njerëzor duke kontrolluar hapësirën dhe kohën dhe rrjedhimisht përjetësinë. Ne fakt mesazhi i filmit është se ndihma nuk vie nga jashtë, shpëtimin e kemi përbrenda”. Ai ka bërë me dije se ‘The Fusion” që është shkruar në verën që e lëmë pas në Kosovë, nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën ndërsa, ka shtuar se edhe xhirimet janë duke u bërë në Los Angeles dhe se nuk pritet të bëhen në ndonjë lokacion tjetër, njofton Klan Kosova. Në vazhdën e realizimi të këtij projekti, regjisori kosovar ka menduar edhe për zgjedhjen e aktorëve të cilët janë jo pak me nam si pjesë e ”The Fusion”. Njëri ndër ta është dhe aktori i njohur amerikan, Eric Roberts, për të cilin si një regjisor Blerim Gjoci tha për klankosova.tv se ishte ndjenjë e jashtëzakonshme ta ketë në projektet e tij. ”Ndjenjë shumë e bukur! Si fëmij ka qenë një nga aktorët e mi të preferuar. Dhe nuk ka shumë kohë që në një takim mes miqsh e kisha përmendur si aktor të preferuar por edhe rekordin që mbante deri vonë si aktori që ka luajtur në më së shumti filma ndonjëherë”. ”E në skenarin tim për luftën në Kosovë – Sunny Hill, një nga aktorët që kisha preferuar për rol kryesor ishte Emma Roberts – e bija e Eric Roberts… Në një sesion audicioni me ekipin tim, dikush përmendi se njihte gruan e Eric. Unë kërkova që t’ia dërgonim skenarin tim dhe të shohim nëse do të kemi një përgjigje”. Ai theksoi se fillimisht kishte hezitime me arsyetimin se mund të refuzonte edhe për shkakun se si ekip nuk kishin punuar diçka të madhe, por Gjoci pohon se ishte i bindur që skenari i mirë dhe titulli i fituar nga USC – shkolla e filmit në Los Angeles mund të mjaftojnë. ”Dërguam skenarin dhe për çudinë tonë, të nesërmen në mesditë mora telefonatën nga gruaja e Eric Roberts se kishim një skenar tejet të bukur dhe se ai, donte të takohej me mua. Shkova në shtepinë e tij dhe të tjerat janë histori që thonë”. ”Por takimi ishte më i bukur se që mund ta përshkruaj, po takoja një gjigant që do të luante në një skenar timin dhe ne regjinë time. Unë ndihesha si fëmije para tij ndërsa ai po fliste në superlativ per punën time. Ekzaltim”. Më tej, regjisori dhe skenaristi kosovar i ”The Fusion” ka zbuluar për klankosova.tv edhe yjet e tjerë të cilët aktrojnë në këtë film të tij për njërën nga aktorët thotë se ka origjinë shqiptare. ”Janë katër role kryesore në filmin ”The Fusion”, Eric Roberts, Brian McGovern, Charlotte Beckett dhe Lexa Gluck”. Ai ka folur edhe për Brian McGovern që sipas tij është poashtu një aktor të cilin e çmon shumë për punën e tij duke mos e përjashtuar edhe Charlotte Beckett. Megjithatë, Gjoci zbulon edhe një tjetër të panjohur për një aktore. ”Gjatë leximit të parë, Lexa Gluck tregon se ka prejardhje shqiptare pa e ditur se unë jam shqiptar. Madje edhe rolit te saj i kisha lene emrin Zana. Kjo mu duk rastesi e bukur” thotë Gjoci, për klankosova.tv. Përveç Lexa Gluck, pjesë e filmit është edhe aktorja e re në Stella Adler Academy – Furtuna Aliu me një rol dytësor, ndërsa prapa kamerës është i angazhuar Jack Dusi dhe Rialda Agolli. Sipas tij, producente filmit është modelja e njohur shqiptare Angela Martini që sipas regjisorit të ‘’The Fusion’’ Blerim Gjocit, ajo është motori i këtij projekti i cili është duke u realizuar nga kompania SCA Group në bashkëpunim me Rising Glen Entertainment, njofton Klan Kosova. Gjatë kësaj interviste për klankosova.tv, Blerim Gjoci ka treguar se nga ku buron ideja për filmin. ”Ideja i ka rrënjët në shumë burime. Një nga to është kur unë si fëmijë mundohesha të ja heqë nënës sime rrudhat në ballë nga frika se mund të vdiste dhe të më linte vetëm”. Ai thotë se si fëmijë ëndërronte për një botë pa sëmundje dhe pa vdekje, ku sqaron më tej se këtu kishte rol edhe një studim i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova. ”Një studim që kam bërë gjatë kohës së studimeve në Amerikë për hapësirën dhe kohën dhe mundësinë e manipulimit pa shkaktuar paradoksin kohor, pastaj besimin Sumerian mbi manipulimin e kodit gjenetik nga vizitorë të panjohur duke e lidhur atë me kromozomin II dhe perzierjen e ADN-së panjohur me ADN e Neandertalit në këtë kromozom. Këto ide së bashku, nga unë, bashkëskenaristi Nikolaj Wejp Olsen dhe Angela Martini, sollën tek një skenar qe e quajtëm ”The Fusion”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 4 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 10 orë më parë