13:46, 7 Korrik 2018

Ju tashmë e dini sepse as Bleona nuk ngurron ta përmendë e ta përsërisë vazhdimisht, ish partneri i saj Gani Bardha, mbetet njeriu më i rëndësishëm për të. Vetë këngëtarja ka sqaruar se ndarja e tyre nuk ka ardhur si mungesë e dashurisë, por si mungesë e koordinimit, e të qenurit larg fizikisht nga njëri tjetri.

Në studion e Arian Çanit, Bleona ka rrëfyer se e shihte të mundshëm një rikthim tek ish partneri i saj nëse kushtet do të ishin të përshtatshme.

Epo ndoshta ka ardhur momenti sepse në një postim të fundit të saj në Instastory, teksa ka bërë nje video në një restorant dhe e ka bërë tag ish partnerin teksa ka bërë një batutë se tashmë që pa se si rrotullohej brumi i picës, do ta provojë edhe ajo diçka të ngjashme.

Nuk dimë nëse Ganiu ka qenë duke darkuar me Bleonën apo ka qenë ndonjë batutë e brendshme e ish çiftit, megjithatë gjërat duken premtuese./blitz

Interesante