15:05, 16 Prill 2018

Më shumë se 150 biznesmenë serbë nga 70 kompani do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ekonomisë në Prishtinë nga 18-21 prill.

Kështu ka njoftuar Marko Çadezh, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë.

Në organizim të OES, në stendën  prej 360 metra katrorë, do të paraqiten për herë të parë para partnerëve potencialë nga tregu kosovar dhe nga ekonomitë e tjera të rajonit, kompanitë serbe që janë anëtare të OES nga të gjitha industritë: ushqimi, metalet, makineritë dhe pajisjet elektrike, industria farmaceutike, kimike, tekstile, në ndërtim, por edhe nga sektori i shërbimeve – tregtisë, IT dhe telekomunikacioni, transmeton Klan Kosova

Interesante