Bitcoin pëson rënie nën 10,000 dollarë NULL NULL 17.01.2018 19:32 17.01.2018 19:32 Kriptovaluta Bitcoin është tregtuar në vlerë nën 10,000 dollarë, për herë të parë që nga fillimi i muajit dhjetor. Vlera e një bitcoin kishte rënë në 9,958 dollarë para se të bënte një ngritje të lehtë. Megjithatë me vonë kjo kriptovalutë sërish kishte rënë në 9,200 dollarë. Kjo përfaqëson një rënie për më shumë se 53%, që kur kishte shënuar vlerën prej 19,800 dollarësh pesë javë më parë. Kriptovalutet tjera si Ethereum, Ripple dhe Bitcoin Cash gjithashtu kanë përjetuar rënie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.