Bislimi: Dega e Nismës në Viti është shuar plotësisht NULL NULL 03.05.2016 00:05 03.05.2016 00:05 Sonte në Ballë për Ballë në Klan Kosova i ftuar ishte Xhevat Bislimi. Dikur njëri nga anëtarët e zëshëm të Nismës për Kosovën, tani e ngre zërin e vet kundër këtij subjekti, të cilin e braktisi para pak ditësh. Ai ka folur rreth disa shkrimeve kundër koalicionit AAK- NISMA dhe ka treguar arsyet e largimit nga ky koalicion. “NISMA ishte një dëshirë për të ndikuar në ndryshimin e qeverisjes në Kosovë dhe pati një vullnet për ta fuqizuar këtë iniciativë”. “Rezultati i zgjedhjeve vërtetoi që NISMA u kufizua dhe ky ishte dështimi i parë, ku ky rezultat nxori katër deputetë nga Malisheva”. “Unë kam qenë përfaqësuës i NISMËS për bashkëpunim me opozitën”. “Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer dhe njerëzit na panë si shpresë për t’i ndaluar marrëveshjen e Zajednicës dhe Marrëveshja me Malin e Zi”. Sipas Bislimit koalicioni AAK – NISMA ishte një antimarrëveshje. “Marëveshja AAK-NISMA ishte një antimarëveshje për ta shkatërruar opozitën dhe kjo u pa si një marrëveshje si një mashtrim dhe prodhoi një zhgënjim të njerzëve”. “Shumica janë të pakënaqur me koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA”. “Nisma nuk ka asnjë shans të mbijetojë pas marrëveshjes me AAK”. “Qytetarët kanë thënë se opozita e bashkuar është forca politike që do ta ndryshojë vendin”. Bislimi thekson se dega e Nismës në Viti është shuar. “Dega e Nismës në Viti është shuar komplet, dhe unë ende nuk kam vendosur se ku do ta vazhdoj angazhimin tim politik” “Jam njëri i themeluesve të PDK-së dhe nuk e shoh veten në PDK-në e sotme por vetëm në atë PDK që e kishim themeluar e cila ishte një forcë politike”. Qeverisjen aktuale Bislimi e sheh si shumë të dëmshme për Kosovën. “Vështirë se mund të kishte një qeveri më të dëmshme për këtë vend, e koalicioni i NISMA me AAK-në ia zgjaten jetën një qeverie që vetëm dëme i ka sjellur këtij vendi”. “Heqja e vizave është e mirë për qytetarët por nuk është çështja më e rëndësishme për Kosovën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë