Bisha e Formula 1, Hamilton fitues në Spanjë NULL NULL 14.05.2017 18:16 14.05.2017 18:16 Piloti britanik i bishës Mercedes, fillimisht nisi garën e tij nga vendi i parë por humbi pozicionin qysh në kthesën e parë. Një gjë e tillë pasi gjermani i Ferrarit, bëri një nisje spektakolare të jashtëzakonshme, por, jo për të shmangur dhe fitoren e Hamilton për Çmimin madhështor të Spanjës, njofton Klan Kosova. Lewis Hamilton rifitoi vendin e tij në pjesën e fundit të garës derisa arriti të ngushtojë diferencën me Sebastian Vettel në vetëm gjashtë pikë për klasifikim të përgjithshëm të pilotëve të Formula 1, shkruan BBC. Daniel Ricciardo përfundoi në vendin e tretë me Red Bull, sukses ky nga përfitimi i braktisjes së garës së Kimi Raikkonen dhe Valteri Bottas, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.