23:04, 10 Gusht 2018

Secili që ka provuar të mbajë dietë, e di se duhet ta ndërpresë konsumimin e karbohidrateve dhe ushqimeve të yndyrshme, përfshirë këtu edhe birrën.

Mirëpo nganjëherë, nëse i shikojmë me kujdes këto produkte, e kuptojmë se këto gjëra nuk janë edhe aq të këqija sa mund ta mendojmë.

Në fakt, të shumtën e ushqimeve që i konsiderojmë si të pashëndetshme, janë të pasura me vlera ushqyese.

Është e vërtetë që alkooli ka sheqer dhe kjo e bën të vështirë për gratë që ta kenë një bel të hollë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo birra është shumë e pasur me minerale si potaziumi, magneziumi dhe seleniumi e po ashtu përmban Vitaminën B6, Vitaminën B2 dhe niacinin.

Shkencëtarët kanë treguar se edhe birra e edhe vera, nëse konsumohen të moderuara, mund të kenë impakt tejet të mirë në shëndetin tuaj.

klankosova.tv