Binak Podrimçaku shpallet ushtari më i mirë në Garën Ndërkombëtare në Kroaci NULL NULL 19.05.2017 20:02 19.05.2017 20:02 Në Garën Ushtarake Ndërkombëtare, që u zhvillua në Knin të Kroacisë, nga data 18-19 maj 2017, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tetari Binak Podrimçaku u shpallë ushtari më i mirë i garës. FSK-në në Garën Ushtarake Ndërkombëtare e përfaqësuan dy pjesëtarë, tetarët: Binak Podrimçaku dhe Liridon Selimi. Gara ushtarake e zhvilluar në Kroaci është njëra ndër garat më të forta në botë, e ku morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtar. Garuesit në ditën e parë u testuan në gjuajtje me armë të ndryshme, dhe në ditën kryesore; marshuan 35 kilometra me ngarkesë 15.2 kg dhe ekzekutuan 12 detyra ushtarake. Në renditjen e përgjithshme të Garës Ushtarake Ndërkombëtare për vitin 2017, Kosova zuri vendin e parë, vendin e dytë e zuri Austria, ndërsa vendin e tretë Shqipëria. Ky është suksesi i radhës i FSK-së, që po dëshmon profesionalizmin dhe standardet e larta të ushtarëve të FSK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë