bili
16:51, 20 Mars 2017

Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe filantropi, Bill Gates, ka mbrojtur titullin e tij, duke u shpallur përsëri njeriu më i pasur në botë nga Forbes – për të katërtin vit rresht, njofton Klan Kosova.

Gates, pasuria e të cilit është 86 miliardë dollarë, ka mposhtur miliarderin tjetër amerikan, Warren Buffett, pasuria e të cilit shkon rreth 75.6 miliardë.

Pjesa tjetër e atyre që e përbëjnë top-dhjetëshin është e dominuar nga amerikanët që merren me teknologji, siç është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në vendin e pestë, bashkëthemeluesi i Oracel, Larry Ellison dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pësuar një rënie dramatike, duke përfunduar në vendin e 544, sipas Forbes.

Kjo revistë po ashtu ka njoftuar se numri i miliarderëve në botë është rritur për 13 për qind – nga 1810 sa kishte vitin e kaluar në 2043 këtë vit.

Kjo është hera e parë që numri i miliarderëve ka kaluar shifrën 2000.

klankosova.tv

 

Interesante