23:05, 12 Tetor 2017

Lutfi Bilalli, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri, ka thënë në Magazinën Lokale në Klan Kosova se nëse ai bëhet kryetar komune studentët e kësaj ane do t’i kenë të paguara shpenzimet e udhëtimeve.

Ky premtim i Bilallit ka ardhur pas pyetjes së një studente, e cila tha se në Vushtrri s’ka linjë drekte për Prishtinë dhe se ata shfrytëzojnë vetëm autobusët që fillimisht vijnë në Vushtrri nga Mitrovica e më pas shkojnë për kryeqytet.

“Shpenzimet e udhëtimit do t’i marrim ne përsipër, gjithashtu do të ketë bursa për studentë të dalluar”, ka deklaruar Bilalli.

klankosova.tv

Interesante