Bilall Sherifi: Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend NULL NULL 14.08.2018 21:39 14.08.2018 21:39 Shefi i grupit parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi. I pari i shtetit sot për Klan Kosova tha se është kundër lëvizjes së kufijve por është pro korrigjimit të tyre dhe njëkohësisht që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën “Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”, ka thënë Sherfi, përcjell Klan Kosova. “Gjatë të ashtuquajturave “bisedime teknike” me Serbinë, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, bëri përpjekje titanike që së bashku me kryeministrin e asaj kohe të Serbisë, Ivica Daçiqin të marrin çmimin Nobel për Paqe! Të gjithë e dimë se në të njëjtën mënyrë siç dështuan “bisedimet teknike”, dështoi edhe përpjekja për të marrë çmimin Nobel për Paqe”. “Përmes ndryshimit të qëndrimeve të veta, nga “Përmbyllja e dhembshme e fazës finale të dialogut me Serbinë” në të ashtuquajturin “Korrigjim të Kufirit pa i lëvizur aspak kufijtë”(!), Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i “Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”, ka thënë ai përmes Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë