Bilall Sherifi: Do hidhja gaz lotsjellës, i dyti pas Kurtit NULL NULL 13.03.2018 18:35 13.03.2018 18:35 Deputeti i NISMA-s, Bilall Sherifi ka deklaruar se do të përdorte të gjitha format po të ishte deputet në kohën kur partitë opozitare NISMA, AAK dhe Vetëvendosje kishin kundërshtuar demarkacionin. Ai madje hedhjen e gazit në kuvend e ka quajtur “metodë përtej demokratike”. “Opozita ka sensibilizuar opinionin publik, ka provuar përmes mjeteve demokratike dhe përtej demokratike për të sensibilizuar opinionin publik”. “Menjëherë pas Albin Kurtit do të hidhja gaz lotësjellës, do të isha i dyti” është shprehur Bilall Sherifi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës. Sipas tij të gjithë deputetët ishin në dijeni për realizimin e ketyre aksioneve, se vendimet janë marrë nga kryesitë e partive politike dhe se përgjegjësia nuk mund të jetë individuale. Sherifi ka vlerësuar se aksionet e tilla kanë sensibilizuar qytetarët ndërsa sa i përket situatës aktuale ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy presidentët, presioni i qytetarëve, në veçanti për liberalizimin e vizave, është rritur skajshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024