Bieber largohet nga skena pasi nervozohet me fansat NULL NULL 24.10.2016 13:20 24.10.2016 13:20 Justin Bieber është larguar nga skena gjatë koncertit të tij në Mançester pasi u ka kërkuar fansave që të mos bërtasin kur ai këndon, transmeton Klan Kosova. Gjatë koncertit të fundit në këtë qytet këngëtari ka thënë: “Unë e vlerësoj të gjithë mbështetjen, unë vlerësoj dhe dua të vlerësoj gjërat e mira”. “Nuk mendoj se është e nevojshme, kur unë jam duke u përpjekur për të thënë diçka ju të ulërisni”, ka thënë Bieber duke iu drejtuar fansave. Në momentin kur fansat janë qetësuar, Bieber ka lënë mikrofonin duke u larguar nga skena. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.