Bieber dënohet nga policia NULL NULL 16.07.2017 20:30 16.07.2017 20:30 Justin Bieber raportohet se është ndaluar nga policia pasi që ishte zënë duke e përdorur telefonin teksa po voziste. Pop ylli u dënua nga policia në Beverly Hills me një gjobë prej 162 dollarësh, ku në një shkresë e pranoi edhe vetë se e kishte përdorur telefonin. Bieber ishte mjaft bashkëpunues me policinë në këtë rast. Ky incident ndodhi pak kohë pasi këngëtari kanadez e kishte publikuar një fotografi të vitit 2014 kur ishte arrestuar duke e krahasuar me kohën e tashme, dhe se sa shumë është pjekur që prej atij rasti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.