12:57, 22 Dhjetor 2017

Vlera e kriptovalutës Bitcoin ka rënë për 15% gjatë ditës së premte, duke shënuar kështu një rënie prej 30% krahasuar me vlerën rekord prej 20,000 dollarësh.

Aktualisht vlera e kriptovalutës është 12,504 dollarë.

Ky muaj ka shënuar lëvizjet më të mëdha të Bitcoin, vlera e të cilës ka pësuar rritje marramendëse përgjatë këtij viti.

Suksesi i Bitcoin ka nxitur rritje të blerjeve tek kriptovalutat rivale dhe konkurrenca në këtë treg është duke u nxehur.

Analistët financiar dhe ekonomistë të ndryshëm kanë thënë që Bitcoin ka rrezikshmëri, megjithatë uljet dhe ngritjet nëpër tregjet financiare janë të shpeshta dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo kriptovalutë të këtë një ngritje të shpejtë.

Interesante