Bie rrufeja në mes të Parisit, plagosen 8 fëmijë NULL NULL 28.05.2016 22:57 28.05.2016 22:57 Tetë fëmijë dhe tre të rritur u goditën nga një rrufe në mes të Parisit ndërsa festonin një ditëlindje në parkun “Monceau” jo larg nga “Champs-Elysees”. Gjashtë persona të tjerë kanë marrë lëndime. Incidenti i rrallë ndodhi gjatë një stuhie shiu që i shtyu personat në fjalë të futeshin poshtë një peme, shkruan lapsi. Nuk pati të lënduar nga rrëzimi i pemës. Zyrtarët thanë se është evituar një tragjedi. Incidente ka pasur edhe në Gjermani. 35 persona mbetën të lënduar nga një rrufe gjatë një ndeshjeje futbolli mes fëmijëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.