Bie nga një shkëmb, 58-vjeçari transportohet me helikoptër në Tiranë NULL NULL 30.04.2017 17:18 30.04.2017 17:18 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në fshatin Polis Vilan ku një person ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një masivi shkëmbor. I lënduari është transportuar drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Mësohet se i plagosuri është Liman Muzhaqi 58 vjeç, ndërsa është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt spitalit të Traumës, pasi transporti me ambulancë është i pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Paraprakisht mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 4 minuta më parë