Biblotekat që duken sikur kanë dalë nga përrallat NULL NULL 24.09.2018 23:30 24.09.2018 23:30 Vende me dritë, të qeta, me shumë libra, ngjyra dhe ndjesinë sikur po kalon kohën në një botë tjetër. Këto janë disa nga ndjesitë që të sjellin libraritë aq më tepër kur ato janë aq të mëdha sa duken pjesë të filmave. Biblioteka “Tianjin Binhaiajo” në Kinë të jep një frymëzim të pafund. E hapur që nga viti 2017, është një kryevepër arkitekturore që përmban një auditor të shkëlqyeshëm sferik. Biblioteka “Cărtureşti Carusel”, e vendosur në Bukuresht brenda një ndërtese të shekullit të 19-të, është një përfaqësim i bukur i kulturës së vjetër dhe të re të Rumanisë. Është një hapësirë për të lexuar dhe shoqërua. Ajo ishte projektuar që të ketë një ritëm dhe simetri rreth një qendre shumë të ngjashme me një karusel në bazë të të cilin u emërua. Një vizitë në dhomën e gjatë në Bibliotekën e Kolegjit Trinity në Dublin duket sikur është në një lundrim letrar në një anije të kushtueshme, shekullore. Biblioteka u ndërtua në mes të viteve 1712 dhe 1732 dhe dhoma e gjatë është 65 metra e lartë, e mbushur me 200,000 nga librat më të vjetër të bibliotekës dhe me një linjë të gjatë mermeri të shkrimtarëve dhe filozofëve të mëdhenj. Biblioteka “Stift Admont” është më e madhja në botë, e mbushur me dizajne europian barok, përfunduar në 1776 dhe jashtëzakonisht madhështore. Për të thonë se ka histori të shkruar në eshtrat e saj, si dhe në librat e saj. Pjesë e kësaj liste është dhe biblioteka vetëm për juristët në Iowa, në zemër të Amerikës. Është fizikisht e madhe dhe e zbukuruar me shkallë me spirale, mermerët dhe llambadarët që strehojnë një koleksion të librave ligjor shumë të specializuar të ligjit shtetëror dhe federal ligjor, rregullator dhe të çështjeve të ndryshme që kanë lidhje me këtë degë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.