10:55, 19 Qershor 2017

Kujdes Bill Gates!

Jeff Bezos po lufton për titullin tënd.

Falë një rritjeje të aksioneve në Amazon (AMZN, Tech 30) kompania sapo ka njoftuar se është duke blerë edhe Whole Foods dhe kështu Bezos shton edhe 1.8 miliardë dollarë të tjerë të vlerës neto të tij, sipas Bloomberg, transmeton Klan Kosova.

Bezos tash ka pasuri prej 84.6 miliardë dollar, duke mbetur vetëm pesë miliardë larg për ta kaluar Bill Gates – si njeriun më të pasur në botë.

Ai ka një cak të madh. Bezos që është 53 vjeç është i fokusuar për rritje agresive të Amazon, përderisa Gates – 61 vjeç dëshiron më shumë që të jap nga pasuria e tij.

Gates pati krijuar “Giving Pledge” duke investuar me guvernatorin Warren Buffet – që është njeriu i katër më i pasur në botë me 76.8 miliardë – e dhënë nga vitit 2010.

Interesante