18:20, 19 Qershor 2017

Këngëtarja e njohur Beyonce, duket se tashmë ka sjellë në jetë binjakët e saj.

Kështu raportojnë mediat e huaja, ku flitet se ylli Bey si dhe reperi i njohur Jay Z tashmë gëzojnë dhe një djalë e një vajzë tjetër, transmeton Klan Kosova.

Një gjë të tillë bëhet e ditur se e dëshmon një postim i publikuar në Twitter nga një familjar i Beyonce, ku thotë se ”binjakët e zonjës Bey tashmë janë këtu”.

Ky postim erdhi pikërisht një ditë më parë për nder të ditës së baballarëve e cila shënohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klan Kosova.

Ndryshe as Beyonce e as Jay Z nuk kanë dal me një konfirmim të tyre në lidhje me ardhjen në jetë të binjakëve!

 

 

Interesante