Beteja e fundit e ‘maestrove’ NULL NULL 06.06.2015 11:49 06.06.2015 11:49 Ndeshja e të shtunës në Berlin mund të jetë përballja e fundit e dy gjenive të mesfushës: Xavi Herandez e Andrea Pirlo. Xavi Hernandez me siguri ëndërr ta ngritë trofeun e katër të Champions League të Barcelonës. Kjo do të ishte mënyra perfekte për përmbyllur karrierën që definoi një epokë. Spanjolli është ndër të rrallët – i padiskutueshëm. Ritmi, fuqia dhe aftësia për të parë ndryshe nga të tjerët ishin gjithmonë me të, në 800 ndeshjet e karrierës deri tani. Aftësia për të kotrolluar lojën, për të pasuar në hapësira të ngushta dhe për të dhënë pasimin e fundit në mënyrën më përfekte, vështirë të përsëdytet. Xavi është unik. Megjithatë, nëse e krahason katalanin me cilindo lojtar të kësaj epole, ka vetën një kandidat që është i atij niveli: Andrea Pirlo. Është e papërshkrueshme mënyra se si një lojtar krejtësisht taktik ka arritur të bëhet ikonë e mesfushës në futbollin krejtësisht fizik Italian. Mbi 500 paraqitje në Serie A flasin vet. Pirlo është dy herë fitues i Champions dhe njëri ndër mesfushorët më brilant që ka pasur futbolli. Por, italiani sikur miku i tij spanjoll, po mendon që të ikë nga Evropa, për të përmbyllur karrierën. Berlini mund të jetë përballja e fundit në kontinentin e vjetër për mjeshtrin Italian, si edhe për Xavin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.