Besnik Vasolli: Sivjet teknikisht nuk mund të ketë liberalizim të vizave NULL NULL 17.10.2018 21:38 17.10.2018 21:38 Njohësi i çështjeve të integrimeve, Besnik Vasolli, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin lirshëm në Evropë as këtë vit. “Sivjet teknikisht nuk mund të ketë liberalizim vizash. Për të hyrë në fuqi duhet së paku një muaj, të kalojë nëpër procedura. Kalendarikisht nuk mund të ndodhë në vitin 2018”, ka thënë Vasolli, përcjell Klan Kosova. “Edhe nëse diskutohet liberalizimi i vizave, do të kërkojnë më shumë prova për të parë se a janë përmbushur kriteret, a do të kenë shtete që duan të votojnë pak më vonë”. Por edhe nëse votimi në Parlamentin Evropian të jetë negativ, sipas Vasollit ajo nuk duhet të merret se është kundër Kosovës. “Ne mund të vazhdojmë të lobojnë dhe t’i zbatojmë kriteret, mirëpo vendimi është i shteteve anëtare. Secili shtet po e bën vlerësimin e vet. Në dhjetor sigurisht që do të kenë pozicione zyrtare. Cilido të jetë epilogu, qoftë edhe negativ nuk duhet ta kuptojmë si diçka kundër Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë