Besnik Tahiri bën thirrje për ndërprerje të grevës: Oferta e qeverisë parasheh rritjen e koeficientit NULL NULL 21.01.2019 18:10 21.01.2019 18:10 Besnik Tahiri, Koordinator për Reforma në Qeverinë e Kosovës, tha se propozimi i qeverisë për SBASHK-un përfshinë edhe rritjen e koeficientit për mësimdhënësit. “Propozim ka dalë pas një analize shumë e thellë nga Ministria e Financave dhe e dakorduar me Kryeministrinë dhe Komisionin Parlamentar. Nuk është minimal, as maksimal. Është për ta kthyer dinjitetin e mësimdhënësve”. “Mirëpo ka një loje, një tendencë me i manipulua mësimdhënësit gjithandej Kosovës. Kategoria më e ulët në oferte është afër 500 euro me koeficient të rritur. Rritja e pagave është paraparë me rritje të drejtpërdrejtë te koeficienteve”. Tahiri tha se qeveria ka bërë të pamundurën që të arrije tek kjo ofertë, përderisa theksoi se kjo është mundësia e Kosovës dhe e qeverisë. Ai bëri thirrje për të gjithë mësimdhënësit që të ndërpresin grevën. “I ftoj që të reflektojnë sepse po i bëjnë një dëm shumë të madh edhe nxënësve edhe mësimdhënësve”. Ndryshe, SBASHK-u përfundimisht nuk e ka pranuar ofertën e Qeverisë, dhe greva po vazhdon. LAJMI I FUNDIT: Greva në arsim vazhdon *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 35 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 49 minuta më parë