19:45, 14 Shtator 2016

Trajneri gjakovar i Legia Varshava, Besnik Hasi, ka folur për ndeshjen e sontme të ekipit të tij me gjigantët e Borussia Dortmund, njofton Klan Kosova.

“Borussia Dortmund është ekip më i mirë se ne, por futbolli është i paparashikueshëm, gjë që e bën lojën kaq të bukur”.

“Do të doja që secili lojtar imi të merrte sa më shumë kënaqësi që të jetë e mundshme. Kemi pritur kohë të gjatë për të luajtur në Ligën e Kampionëve”.

“Kur luan kundër Borussia Dortmund duhesh ta pranosh rrezikun, t’i mbyllësh lojtarët. Nuk mund t’iu lejoni hapësirë lojtarëve të tyre kryesorë”.

Interesante