Besimtarët ortodoksë në Tiranë kremtojnë Pashkët NULL NULL 01.05.2016 11:06 01.05.2016 11:06 Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur ceremonia fetare për ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Mesha e shenjtë e Pashkëve është më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes. Pashka është në themel të të gjithë besimit të krishterë. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar me rastin e Pashkëve në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë. Ceremonia në Tiranë, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, është drejtuar nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi. Dinjiteti i krishterë, thotë kryepeshkopi, në përgjithësi u kundërvihet gjendjeve të këqija të shoqërisë sonë. “I kundërvihet aktivitetit kriminal dhe mentalitetit fanatik fetar. Ai është kundër fuqive të ndryshme demoniake të padrejtësisë dhe korrupsionit, të cilat përhapin erën e keqe të Hadhit në shoqërinë tonë. Ky dinjitet, i çliruar nga dëshira për hakmarrje dhe nga frika, karakterizohet nga ndjeshmëria për ta shprehur solidaritetin social me vepra”, shprehet në mesazhin e tij të urimit, Anastasi./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 3 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 4 minuta më parë