KOK Besim Hasani
22:41, 21 Dhjetor 2016

 

Besim Hasani do të vazhdojë ta drejtojë Komitetin Olimpik të Kosovës edhe katër vjet. Ai është konfirmuar kryetar i institucionit më të lartë sportiv në vend pasi e ka marrë besimin e shumicës së delegatëve të pranishëm në Asamblenë zgjedhore, e cila po mbahet në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.

Hasani mori 47 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Jeton Beqiri mori 29 vota, një e pavlefshme.

Hasani u ndie i lumtur që iu besua mandati i gjashtë. Ai është në krye të KOK-ut që nga viti 1996.

Në Asamble po marrin pjesë 77 delegatë nga 79 të mundshëm me të drejt vote.

Ndërkohë janë aprovuar edhe disa pika tjera të ditës, e të tjera pritet të bëhen pas zgjedhjes së kryetarit.

Po ashtu janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe anëtarët e Bordit të KOK-ut.

KOK Besim Hasani

 

Interesante