BERZH-i do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Kosovës NULL NULL 18.01.2019 12:42 18.01.2019 12:42 Ballkani Perëndimori Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për sektorin privat dhe publik përmes formave të ndryshme të asistencës. Këto i tha Drejtoresha e BERZH-it, Zsuzsanna Hargitai, gjatë takimit që pati gjatë ditës së sotme me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it. Gjatë takimit Ministri Bedri Hamza theksoi se BERZH-i paraqet njërin ndër partnerët kryesor për Kosovën për realizimin e projekteve me rëndësi. Ministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bankës për sektorin privat dhe inkurajoi Bankën për mbështetje të vazhdueshme të këtij sektori. “Sektori privat është bartës kryesor i zhvillimit dhe rritjes ekonomike në vend andaj mbështetja e Bankës është e domosdoshme për të arritur këtë qëllim. Sa i përket sektorit publik ky vit pritet të jetë vit i realizimit të projekteve për të cilat konstruksioni financiar është i siguruar”, ka shtuar ministri Hamza. Ndërsa, drejtoresha e BERZH-it Zsuzsanna Hargitai vlerësoi lartë bashkëpunimin e Bankës me institucionet e Kosovës dhe shtoi se për projektet me rëndësi strategjike mbështetja e BERZH-it nuk do të mungojë. “ Ajo gjithashtu theksoi se BERZH do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për sektorin privat dhe publik përmes formave të ndryshme të asistencës”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga MF-ja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë