Bërnabiq – Thaçit: Ndaleni historinë rreth Preshevës, Bujanocit dhe .. NULL NULL 12.10.2018 15:26 12.10.2018 15:26 Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i bëri thirrje sot përfaqësuesve të Kosovës që siç tha ajo të ndalojnë të flasin për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen dhe Serbinë Qendrore. Sipas saj, është e nevojshme të diskutohet nëse mund të arrihet një kompromis që do të siguronte normalizim afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Shefja e Qeverisë serbe kësisoj i është përgjigjur pohimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se mori mbështetjen e Presidentit francez Emanuel Macron në Beograd dhe Prishtinë që të arrijnë sa më parë një marrëveshje të detyrueshme, me “një mundësi reale për korrigjimin e kufirit që nënkupton bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Kosovës”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 27 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 42 minuta më parë