Bërnabiq: Lëvizjet e fundit të Prishtinës kërcënojnë stabilitetin rajonal NULL NULL 19.12.2018 13:47 19.12.2018 13:47 Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se në bisedimet me zyrtarët e lartë të BE është vlerësuar se lëvizjet e fundit të Prishtinës kërcënojnë stabilitetin rajonal. Bërnabiq e cila po qëndron në Bruksel, theksoi se Serbia do të mbetet një partner i besueshëm i BE-së, transmeton Klan Kosova. Shefja e ekzekutivit serb bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel atje janë takuar me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk. Temat e diskutuara nga zyrtarët më të lartë të BE-së dhe Serbisë ishin rruga e BE-së për Serbinë dhe zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.