Berlini gati për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (Video) NULL NULL 10.02.2016 16:06 10.02.2016 16:06 Tapeti i kuq u shtri në Berlinale Palast të Gjermanisë. Kjo përshkak se gjithcka tashmë është gati për të filluar me evenimentin 66-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, transmeton Klan Kosova. Festivali i këtij viti do të filliojë nga 11 deri më 21 shkurt dhe është e paraparë që shumë yje botërorë do të jenë pjesmarrës për të parakaluar në tapetin e kuq. Është raportuar se edhe aktorja Maryl Streep, fituese e çmimin Oscar, do të jetë presidente e jurisë përderisa Vëllëzrit Coen do të jenë ata që do të bëjnë hapjen e festivalit me filmin ‘’Hail, Caesar!’’. Nga 23 filmat n programin konkurrues, 19 prej tyre do tw jenw premiera botwrore, duke përfshirë këtu edhe debutimin e filmit ‘’Genius’’ të Michael Grandage’s së bashku me yjet Nicole Kidman, Colin Firth dhe Jude Law, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë